You are not logged in. (Login)
Skip lajmet e site-it

Lajmet e site-it

Picture of Sonila Limaj
Shkolla Teknike Ekonomike Tirane
by Sonila Limaj - Sunday, 15 June 2014, 11:49 AM
 

Ne daten 5 mars 2014, nxenesit e Shkolles Teknike Ekonomike ne Tirane paten nje takim me Ministrin e Mireqenies Sociale dhe Rinise:

http://www.sociale.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/arsimi-profesional-zgjedhje-e-shkelqyer-mundesi-reale-per-punesimin-e-te-rinjve

 
Picture of Sonila Limaj
Vizite studimore në Austri
by Sonila Limaj - Tuesday, 25 February 2014, 08:25 PM
 

Në kuadër të projektit ALBIZ, KulturKontakt Austria me mbështetjen financiare të Austrian Development Cooperation do të organizojë një vizitë studimore në Austri, në të cilën përfaqësues të institucioneve shqiptare, përgjegjëse për zhvillimin e arsimit dhe të formimit profesional, do të njihen me strukturën e sistemit austriak të arsimit dhe formimit profesional, konkretisht me mekanizmat e drejtimit, monitorimit dhe zhvillimit të një oferte të plotë në arsim dhe formim profesional.

Institucionet pjesëmarrëse: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Shërbimi Kombëtar i Punësimit  (SHKP), përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve, përfaqësues të punëmarrësve, ofrues të AFP-së.

Institucionet mikpritëse: Ministria Austriake e Arsimit, Artit dhe Kulturës, Ministria e Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë, Shërbim Austriak i Punësimit, shkolla profesionale, ofrues të arsimit të të rriturve (Bfi, WiFi).

Organizatorë: KulturKontakt Austria, k-education Austria, zyra Tiranë

 
Picture of Sonila Limaj
Aktiviteti i mbylljes së projektit ALBIZ
by Sonila Limaj - Sunday, 19 January 2014, 10:49 PM
 

Projekti ALBIZ "Reforma e arsimit të mesëm ekonomik 2009-2013" u zbatua në një periudhë katërvjeçare në bashkëpunim dhe në mbështetje të shkollave të mesme profesionale me drejtim ekonomik. Ky projekt, i cili synoi rritjen e orientimit drejt tregut të punës dhe të ndjekjes së tendencave të zhvillimit ekonomik, mbështeti një rrjet prej 12 shkollash në të gjithë vendin, duke i ndihmuar shkollat të zhvillojnë instrumente të sigurimit të cilësisë, duke trajnuar stafin drejtues dhe mësimdhënës të të gjitha shkollave, duke hartuar materiale mësimore për mësues dhe nxënës së drejtimit ekonomik, duke krijuar rrjetin e mësuesve koordinatorë të marrëdhënies me biznesin, duke sensibilizuar drejtuesit, mësuesit dhe nxënësit e shkollave rreth rëndësisë së integrimit gjinor në arsimin profesional.

Aktiviteti i mbylljes së projektit do të zhvillohet në datën 19 shkurt 2014 në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha shkollat, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, drejtuesve të KulturKontakt Austria në Vjenë, përfaqësues të Austrian Development Agency, përfaqësues të projekteve dhe donatorëve nga vende të tjera europiane në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

 

Skip available courses

Available courses

  • Te dashur kolege,

    ky kurs do te permbaje raportet dhe dokumentimin ne teresi te projekteve te zhvilluara nga vete shkollat tuaja ne kuader te zhvillimit dhe sigurimit te cilesise ne shkollat ekonomike.

  • Ketu do te gjeni materiale te pergatitura nga Dr. Ulrike Sulan per trajnimin e zhvilluar me mesues te lendeve ekonomike ne datat 26 dhe 27 gusht 2013 ne mjediset e Qendres se Informacionit te BE-se ne Tirane.

  • Teachers of Englisch might access the online materials uploaded by the trainer Mrs. Alexandra Aspalter.

    They also might upload their own material.

     

    Enjoy our MOODLE platform:-)

  • Ne kete kurs do te gjeni te permbledhura te gjitha materialet e trajtuara ne trajnimet e zhvilluara nga nentori 2010 deri aktualisht nen drejtimin e trajnuesve znj.Edlira Muedini dhe z. Gernot Scheffknecht.

    Ne dallim nga kurset (lendet) qe ju disa prej jush kane krijuar vete ne platformen MOODLE, ne kete kurs do t'i gjeni materialet ne forme dokumentesh per t'u shkarkuar dhe jo si tekst.

  • Ky program është i pari i këtij lloji në fushën e përgatitjes së trajnerëve në edukim, në mënyrë të qëllimshme si trajnerë në fushat e edukimit, mësimdhënies dhe të nxënit. Programi mbi të cilin është ndërtuar kursi “Shkolla e trajnerëve në edukim” shtrihet në 12 ditë të plota trajnimi, me objektiva të qëllimshme për secilën  ditë trajnimi. Programi  pasohet  nga një trajnim i organizuar dhe i monitoruar për të identifikuar arritjet e çdo pjesëmarrësi dhe përfundon  në certifikimin e çdo pjesëmarrësi, me një numër orësh  të përmbushura gjatë procesit të shkollimit.

    Procesi i përfshirjes së pjesëmarrësve në trajnim është  i hapur. Kjo do të thotë që çdo person i diplomuar në fushat e edukimit dhe i përfshirë në procese mësimdhënieje dhe të nxëni në të gjitha ciklet e shkollimit dhe në të gjitha llojet e arsimit, është  i lirë të përfitojë këtë trajnim, pasi t’i jetë nënshtruar një procesi aplikimi sipas formatit-tip. Konkretisht meqenëse ky program është përshtatur për krijimin e një rrjeti trajnuesish në fushën e arsimit profesional në kuadër të projektit “ALBIZ-Reforma e Arsimit të Mesëm Ekonomik në Shqipëri 2009-2013” ky program do të ofrohet specifikisht për drejtues e mësues të shkollave të mesme profesionale me drejtim ekonomik në përputhje me objektivin e katërt të këtij projekti (shih projektdokumentin pjesë e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës).

  • Katër seminare (reflektimi) zhvillohen në distancë kohore të rregullt nga njëri-tjetri për të shoqëruar procesin e implementimit.

    Pjesëmarrës: Përfaqësues të 11 shkollave ekonomike (drejtues dhe mësues), si dhe MASH-i dhe AKAFP-ja.

  • Ne kete kurs (lende) do te gjeni materiale te vlefshme per punen tuaj ne firmen ushtrimore.

  • Ne kete kurs mund te shkarkoni pyetesorin e praktikave dhe listen (format) per identifikimin e bizneseve.

  • Ky kurs përmbledh materialet e trajtuara në dy seminaret trajnuese të zhvilluara për mësuesit e lëndës "Sjellje sipërmarrëse" në klasën 13.

    Ky kurs ndryshon nga kursi "L-248-11", i cili bazohet në materialet e përgatitura nga vetë mësuesit e kësaj lënde nga shkolla të ndryshme.

  • Probleme me sistemin e operimit Windows XP.
    Instrumente dhe teknika të dobishme.
    Problemet në rrjet

  • Ne kete kurs do te marrin pjese te gjithe mesuesit, te cilet jane pjese e hartimit te materialeve mesimore per drejtimin ekonomi-biznes.

    Hartimi i materialeve mesimore do te zgjase ne periudhen qershor 2011-mars 2012. Gjate kesaj periudhe, mesuesit do te punojne ne menyre te pavarur dhe do te takohen rregullisht per te shkembyer informacione dhe per te rakorduar punen me njeri-tjetrin.

    Takimet do te koordinohen ne kuader te projektit ALBIZ dhe do te drejtohen nga Dr. Mirela Andoni, specialiste prane Institutit te Zhvillimit te Arsimit (IZHA).

  • Prezantimi i platforms MOODLE per trajnimin online.

    Prezantimi i platforms MOODLE per trajnimin online. Vetite e platformes dhe mundesite e pershtatjes me arsimin e mesem profesional

    This course outlines Moodle's features by providing examples of activities and resources.

    Guest accessSelf enrolment

Austria Kultur Kontakt

Skip Calendar

Calendar

Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 Today Wednesday, 23 July 23 24 25 26
27 28 29 30 31